Rehati dhe qetësi me PremiumBau

Objektet e PremiumBau

Rehatia dhe qetësia janë karakteristika të objekteve tona dhe pozicionimit të tyre dhe rrethimit të apartmenteve me gjelbrim të lartë. I gjithë lokacioni është i rrethuar me hapësira të parkingut, duke përfshirë edhe pjesën me çasje në rrugë. Rënditja është bërë që banori të ketë çasje më të lehtë nga makina në 2 hyrjet e objektit.

Pjesa e brendshme e lokacionit është e rrethuar nga 4 objektet tona, dhe me gjelbrim në 4 anë. Izolimi nga rruga dhe zhurma e rrugës është maksimal për shkak të pishave përreth tërë parcelës.

. Shtrirja e objekteve në mes të një hapsire me shumë pak ndërtime të larta, mundëson vizura të pastra në 4 anë.

Kjo zonë është ndarë me gjelbrim nga pjesa e rrugës, që ndikon në siguri dhe rehati të banorit.

6

EKSTERIER

Pjesa e brendshme e lokacionit është e rrethuar nga 4 objektet tona, dhe me gjelbrim në 4 anë. Izolimi nga rruga dhe zhurma e rrugës është maksimal për shkak të pishave përreth tërë parcelës.

ENTERIER

Dritaret në kënde janë karakteristike për objektet tona. Përveç ndriçimit më të madh, ato mundësojnë vizura të pastra dhe të gjëra drejt natyrës përreth lokacionit.

PARKINGU

Parkingut i është dhënë rëndësi edhe në pjesën e brendshme të lokacionit. Çasje në rrugët brenda lokacionit është shumë e lehtë falë rrugëve të lira, përgjatë së cilës është siguruar parking dhe hapësirë për lëvizje. Karakteristikë e jona është parkingu nëntokësorë, ku kemi siguruar gjithsejt 70 vendparkingje, shtesë 58 parkingjeve mbitokë. Gjithashtu janë siguruar 20 depo në bodrume.

Ndër pjesët më atraktive janë 2 bazena të cilët gjenden në pjesën e brendshme të lokacionit, një hapsirë e siguruar për to një total prej 180m2, respektivisht 97.5m2, dhe 82.5m2. Njëri prej tyre është me thellësi më të vogël, për shkak të sigurisë së fëmijëve.